Mungon Drita Millaku, shtyhet seanca ndaj Xhelal Sveçlës dhe deputetëve tjerë të VV-së

10:03 | 01 Mars 2024
mungon-drita-millaku,-shtyhet-seanca-ndaj-xhelal-svecles-dhe-deputeteve-tjere-te-vv-se

Seanca gjyqësore ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetëve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, është shtyrë me arsyetimin se mungoi e akuzuara, Drita Millaku.

Në seancën e sotme, prezentë përpos Xhelal Sveçlës ishin edhe Fitore Pacolli dhe Salih Zyba.

Ata akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e radhës është caktuar më 26 mars nga ora 10:00, raporton Ekonomia Online.

Komento: