
Ekipi i Barcelonës sonte ka pësuar humbje nga Athletico Bilbao me rezultat minimal 1-0.
Kampionët në fuqi, janë mposhtur nga Athletico Bilbao në ‘San Memes’, në ndeshjen hapëse në kampionatin spanjoll.

Barcelona në këtë ndeshje është paraqitur pa Lionel Messin, dhe kjo bëri që të dukej skuadër shumë e zakonshme në fushë.
Ndonëse skuadra e Ernesto Valverdes pati posedimin në këtë ndeshje, rastet e shënimit iu takuan në tërësi vendasve.
Dhe një rast të mirë, e konkretizoi në gol sulmuesi Aritz Aduriz, që shënoi në minutën e 89’, për fitoren e Athletico Bilbaos.
Barca në këtë ndeshje, nga minuta e 37’ luajti pa Luis Suarez, që u zëvendësua shkaku i lëndimi.