Chelsea ka siguruar shërbimet e Wesley Fofanat, teksa tani po pritet vetëm edhe zyrtarizimi i transferimit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se tani është duke u finalizuar marrëveshja me detajet e fundit, pasi klubet ranë dakord të premten.
Fofana me Chelsean do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028.
“Blutë” do t’i paguajnë Leicester Cityt rreth 75 milionë funte për transferimin e mbrojtësit francez.
21-vjeçari në ditët në vazhdim do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te skuadra londineze.
Edhe zyrtarizimi i marrëveshjes nga Chelsea pritet që të bëhet së shpejti.