Mungon vetëm zyrtarizimi, Allegri po e merr drejtimin e gjigantit evropian

18:29 | 06 July 2020

Gjatë kësaj vere, Massimiliano Allegri pritet të bëhet me punë të re.

Massimiliano Allegri është shumë afër që të bëhet trajner i Paris Saint-Germain.

Ish-strategu i Juventusit ka kohë që lidhet me një kalim në Parkun e Princave, mirëpo italiani kishte vendosur të pauzonte.

Sipas L’Equipes, bordi i PSG-s nuk ka besim më në Thomas Tuchel dhe duan ta largojnë atë me të përfunduar ky edicion.

Allegri shihet si favorit për t’u ulur në stolin e tyre, derisa edhe Jose Mourinhos ishte konkurrent.

Portugezi vendosi të kalonte te Tottenham Hotspuri, duke i lënë mundësinë italianit që t’i prijë garës.

PSG e dëshiron triumfin në Ligën e Kampionëve dhe nuk mendojnë se në këtë sezon do të marrin trofeun në duar edhe pse kaluan në çerekfinale.

Komento: