Mbrojtësi i majtë francez Layvin Kurzaëa pritet të jetë përforcimi i parë i Arsenalit për stinorin e ri.
Arsenali pritet së shpejti të zyrtarizojë transferimin e Kurzaëas, njoftojnë mediumet angleze. Kurzaëa do t’i bashkohet Arsenalit si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin në verë.
Ai me Arsenalin do të firmosë kontratë pesëvjeçare.
Kurzaëa 27-vjeçar këtë edicion i ka luajtur 23 ndeshje, duke shënuar një gol e asistuar dy herë. Ai te Parisi ishte transferuar në verën e vitit 2015 nga Monaco për 25 milionë euro.