Mungon vetëm zyrtarizimi, Inter transferon talentin e madh

10:06 | 17 May 2020

Inter pritet të jetë goxha aktiv në afatin e verës.

Inter është shumë afër finalizimit të marrëveshjes me talentin grek Georgios Vagiannidis, kontrata e të cilit me Panathinaikos është drejt përfundimit .

Mbrojtësi i krahut i datëlindjes 2001, sipas La Gazzetta dello Sport, duket se ka bindur milanezët. Për ta bindur që të mos rinovojë me Panathinaikos-in, zikaltrit duket se i kanë premtuar se do të jetë menjëherë pjesë e skuadrës së parë.

I aktivizuar rregullisht me ekipin Under 19 të klubit të Athinës, 18-vjeçari ka koleksionuar edhe dy paraqitje me skuadrën e parë: një në kampionat kundër Panetolikos, ku ka shkëlqyer me një gol dhe një asist, dhe një në Kupën e Greqisë.

Vagiannidis mund të marrë vendin e Moses, i cili kërkohet nga Newcastle.

Komento: