Barcelona ka zgjedhur Ronald Koeman për t’u ringritur pas një sezoni dëshpërues, që u mbyll me poshtërimin që i bëri ekipit katalan Bayerni në çerekfinale të Championsit.
Presidenti Josep Maria Bartomeu ka qenë në kontaktet të vazhdueshme me holandezin gjatë ditëve të fundit dhe parimisht marrëveshja është arritur. 57-vjeçari, ish-mbrojtësi legjendar i Barçës do të firmosë kontratë 2-vjeçare.
Kuptohet që gjatë sezonit të dytë do t’i duhet të bashkëpunojë punojë me presidentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme. Në parim, nga prishja e kontratës me Federatën Holandeze të Futbollit (Koeman është aktualisht trajner i “tulipanëve”) nuk do të sjellë shpenzime financiare.
Largimi i Quique Setién është thjesht një formalitet, pasi nën drejtimin e tij Barcelona dështoi totalisht në të gjitha garat. Vetë Bartomeu, pas një takimi që ka patur me drejtuesit është shprehur për mediet spanjolle se Setien është shkarkuar.
Ronald konsiderohet, për atë çka të ofron momentalisht tregu, si zgjedhja më e e mirë. Holandezi është legjendë për tifozët e Barcelonës dhe sigurisht një emër i dashur për fansat e kjo peshon shumë në një moment paqëndrueshmërie.
Të gjithë e dinë seriozitetin dhe pëlqimin e tij për futbollin sulmues, sigurisht i bazuar në ekuilibrin mes dy fazave të lojës. Përveç kësaj, edhe sot e kësaj dite ai është një trajner i ndjekur, sepse po udhëheq skuadrën e re holandeze me dorë të kekurt. I ka ringjallur “tulipanët” me ndihmën e lojtarëve të rinj, për të cilët nuk ngurron të vërë bast.
Edhe sa i përket karakterit, Koeman është në gjendje të kuptojë çdo problem dhe të përballet me emra të veçantë pa iu dridhur qerpiku. Performanca dhe mosshkaktimi i problemeve janë thelbësorë për të në një ekip. Kush e përqafon idenë e tij është “ok”, në të kundërt duhet të gjejë një ekip tjetër.