Mungon vetëm zyrtarizimi, ky pritrt të jetë trajneri i ri i Manchester United

21:24 | 11 Nëntor 2026

Manchester United po përgatitet për një ndryshim të madh në shtabin teknik. Mediat ndërkombëtare raportojnë se trajneri i njohur argjentinas, Mauricio Pochettino, është shumë afër marrjes së drejtimit të gjigantit anglez.

Thuhet se Pochettino ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” dhe pritet të largohet nga posti i tij aktual duke aktivizuar klauzolën e lirimit që figuron në kontratën e tij me klubin.

Kjo lëvizje shënon rikthimin e strategut argjentinas në futbollin elitar anglez, pas përvojave të tij të mëparshme me Tottenham Hotspur dhe Chelsea.

United, i cili po kalon një periudhë tranzicioni dhe synon rikthimin e fuqishëm në mesin e skuadrave më konkurruese të Premierligës dhe Evropës, e sheh Pochettinon si figurën ideale për të udhëhequr këtë projekt.

Edhe pse të gjitha detajet kryesore mes palëve janë dakorduar, marrëveshja ende pret zyrtarizimin nga vetë klubi anglez në ditët në vijim.

Komento: