
Barcelona ka fituar luftën në fund.
Neymar mund të quhet një lojtar i Barcelonës. Sikurse raporton “Marca”, braziliani tashmë e ka vendosur të ardhmen e tij dhe së fundmi është takuar me Drejtorin Sportiv të PSG, Leonardon, dhe ia ka bërë të qartë se ai dëshiron rikthimin e tij në “Camp Nou”.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq. Mëngjesin e sotëm, një delegacion nga Barcelona është ka udhëtuar drejt Francës për të mbyllur përfundimisht këtë “operacion”. Oferta e katalanasve do të jetë 170 milionë euro dhe në “pazar” mund të përfshihet edhe sulmuesi Ousmane Dembele.
Me pak fjalë, Neymar mund të quhet një lojtar i Barcelonës dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. Ndërkohë, skuadrat e interesuara për të janë Real Madrid, por gjithashtu edhe Juventusi.