Mungon vetëm zyrtarizimi, Pedro transferohet të gjiganti nga Serie A

12:57 | 25 Qershor 2020

Sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez mund të quhet lojtari më i ri i Romës.

Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për t’u zgjidhur që të finalizohet ky transferim.

Roma do ta kryejë këtë transferim pa shpenzuar asnjë cent, pasi kontrata e spanjollit skadon këtë sezon me ekipin e tij aktual Chelsea.

Së fundmi, Pedro vazhdoi kontratën me Blutë deri në përfundimin e këtij sezoni dhe nga shtatori pritet ta vesh fanellën e Romës.

Këtë vit ai luajti 18 ndeshje duke shënuar 2 gola.

Komento: