Mungon vetëm zyrtarizimi, Rangnick merr drejtimin e Milanit

15:24 | 30 May 2020

Pritja pothuajse ka mbaruar. Pas shumë muajve të thashethemeve, Ralf Rangnick është i gatshëm të finalizojë transferimin e tij në AC Milan, i vendosur të udhëheqë revolucionin e të rinjve dhe ta rikthejë klubin kuq e zi në krye të futbollit evropian.

Sipas SportMediaset, ende nuk ka ndonjë datë konkrete kur do të bëhet zyrtarizimi i tij, por është e sigurt që gjermani do të zëvendësojë Stefano Pioli në fund të sezonit, përcjell ORAinfo.

Sigurisht, Rangnick do të presë derisa të përfundojë sezoni i Bundesligës dhe mbase edhe sezoni i Serisë A.

Në qershor dhe korrik, do të ketë kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet palëve për të zgjidhur dallimet kontraktuale dhe për të filluar planifikimin për të ardhmen.

Kërkesat e Rangnick janë të qarta: ai dëshiron një Milano të ri dhe konkurrues së bashku me një staf menaxherial / teknik që mund të lehtësojë filozofinë e tij të futbollit. /ORAinfo/

Komento: