Mungon vetëm zyrtarizimi, Ronaldo transferohet në Manchester United

17:24 | 27 Gusht 2021

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tani gjithçka ka marrë fund. Cristiano Ronaldo do të rikthehet në Manchester United.

Kjo është konfirmuar nga gazetari i afërt me Juventusin, Romeo Agresti, i cili tha se marrëveshja tashmë është arritur.

Sipas tij është arritur marrëveshje edhe me Juventusin edhe me Ronaldon rreth pagesave.

Para pak orëve në garë ishte edhe Manchester City, por i cili u largua duke tërhequr interesimin e tij.

Komento: