Mungonte vetëm zyrtarizimi, Milan heq dorë nga transferimi i super lojtarit

12:41 | 15 August 2020

Janë paraqitur ngecjet e para në bisedimet mes Milan dhe Tottenham për Serge Aurier.

Milan nuk dëshiron të paguajë më tepër se 13 milionë funte për mbrojtësin e Tottenham Serge Aurier, bëjnë të ditur mediet sportive.

Në anën tjetër, Tottenham po kërkon të shesë Aurier, për t’i hapur rrugën transferimit të Zeko Celik nga Lille.

Milan mbesin të interesuar për afrimin e Aurier, por nuk janë të gatshëm të paguajnë shumën prej 20 milionë funtesh të vendosur nga Tottenham.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë te Tottenham është transferuar në vitin 2017 nga PSG.

Komento: