Mungonte vetëm zyrtarizimi, Suarez –Juventus ndodh e papritura!

19:19 | 03 September 2020

Luis Suarez vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Juventus.

Që nga futja e Barcelonës në krizë në aspektin politik të skuadrës, shumë yje lidhen me largimin, përfshirë edhe Lionel Messin e Luis Suarezin.

Uruguaiani thuhet të jetë afër marrëveshjes personale me ‘Zonjën e vjetër’, por sipas ‘Gazzetta dello Sport’, vonesat po vijnë si pasojë e pasaportës së Suarez, transmeton lajmi.

Lojtari numërohej si qytetar i EU në Spanjë, për faktin se është i martuar me Sofia Balbi, por kjo nuk vlen në Itali.

Kështu, lojtari nuk po afrohet tani, pasi Juve nuk dëshiron të zë vendin e një prej tre lojtarëve që nuk janë evropianë.

Mbetet të shihet nëse Suarez dhe Juve mund të gjejnë zgjidhje dhe t’i përshtaten ligjit italian, lidhur me shtetësinë e ‘Pistolero’.

Komento: