Munguan Hoti e Bajrami në tubim, Osmani: I ftoj ata që s’janë këtu t’i bashkohen këtij rrugëtimi

21:05 | 10 Maj 2026
munguan-hoti-e-bajrami-ne-tubim,-osmani:-i-ftoj-ata-qe-s’jane-ketu-t’i-bashkohen-ketij-rrugetimi

Kandidatja e LDK-së  për presidente Vjosa Osmani në “Tubimin e bashkimit” të mbajtur sot i ftoi edhe ata që nuk ishin të pranishëm, t’i bashkohen këtij rrugëtimi.

Në tubim sërish nuk morën pjesë Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami. Pjesë e tubimit nuk ishin as kryetari i Prishtinës Përparim Rama e ai i Lipjanit, Imri Ahmeti.

“Sot iu ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne por të besoni tek njëri-tjetri. I ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu që t’i bashkohen këtij rrugëtimi. Lista që po e ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, që beson në Zot, që beson në familje, që beson në demokraci e beson në aleanca”, ka thënë Osmani.

Ky tubim shënoi bashkimin e ish-presidentes Vjosa Osmani me listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Ajo në fjalën e saj deklaroi se po kthehet në shtëpinë e saj

Komento: