Munir El Haddadi tashmë edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re.
Sevilla ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Barcelonën, për transferimin e Munir El Haddadi.
23 vjeçari, largohet nga Barcelona pas disa huazimeve, për t’iu bashkuar andaluzianëve të Sevillas.
Lajmin për transferimin e Munir te Sevilla e ka konfirmuar edhe skuadra e Barcelonës.
Klubi katalan në konfirmimin për shitjen e tij, ka palënduar Munir, për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar sa ka veshur fanellën e Barcelonës.