Munishi i thotë “Jo” Lirisë: Nuk jam unë i konkurseve, unë vlej sa katër trajnerë

22:13 | 08 Nëntor 2023

Ismet Munishi përfundimisht nuk do të marrë drejtimin e skuadrës së Lirisë, anise në media u raportua se është afër marrëveshjes me prizrenasit

.

Trajneri kosovar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka theksuar se ai do të vazhdojë të jetë analist në T7 dhe se nuk do të merr drejtimin e Lirisë, shkruan lajmi.net.

Munishi ka shtuar se ai “vlen sa katër trajnerë” dhe se nuk është “trajner i konkurseve”.

“Njoftoj opinionin publik se unë Ismet Munishi vlej fiks sa katër trajnerë. Respekte për klubin e madh FC Liria dhe tifozët Arpagjikët. Por unë nuk jam trajner i konkurseve. Do të vazhdoj si analist në T7 Favorit edhe për një kohë shumë të mirë. Respekte” – ka shkruar Munishi në Facebook.

Ismet Munishi së fundmi ishte pjesë e Ferizajt në Ligën e Parë, por që u largua nga atje pas rezultateve jo të mira.

Komento: