Munishi komenton lojën e Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe: “Shumë dobët, na u ka rritë mendja pak”

22:28 | 20 Nëntor 2023

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka komentuar lojën e Kombëtares së Shqipërisë kundër Ishujve Faroe, e cila po luhet aktualisht.

Rezultati vazhdon të jetë 0:0 edhe pas një ore lojë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me pak raste shënimi nga ana e kuqezinjve të Sylvinhos.

Munishi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka cilësuar shumë të dobët lojën e Kombëtares kuqezi.

“Shumë dobët. Na u ka rritë mendja pak” – ka shkruar Munishi në Facebook.

Kjo përballje është festive për Kombëtaren dhe tifozët shqiptarë, pasi Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në Evropian ndeshjen e kaluar, kundër Moldavisë me barazimin 1:1.

Shqipërisë i nevojitet vetëm një pikë për të mbyllur kampanjën kualifikuese në vendin e parë në Grupin E.

Komento: