Munishi uron Hakimin për fitoren ndaj Spanjës: Xhehneti është te këmbët e nënës

19:33 | 06 December 2022

Maroku e ka eliminuar Spanjën nga Kupa e Botës.

Ndeshja mes Spanjës dhe Marokut u mbyll 0-0 si në kohën e rregullt ashtu edhe në vazhdime, ku penalltitë vendosën fituesin, ku në fund ata që festuan ishin marokenët.

Pas triumftn, ishte trajneri i mirënjohur shqiptar, Ismet Munishi ai që e ka uruar lojtarin e Marokut, Achraf Hakimin për fitoren.

Sipër fotos së Hakimit me nënën e tij, Munishi shkruajti: “Xheneti eshte te kembët e Nanes, Achraf Hakimi urime. Kam simpati te veqant per kete djalosh”, ka shkruar Munishi.

Komento: