Munsch thotë se dialogu Kosovë-Serbi rruga e vetme për çështjet politike

14:08 | 18 December 2024
munsch-thote-se-dialogu-kosove-serbi-rruga-e-vetme-per-ceshtjet-politike

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali amerikan Stuart B.Munsch, theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve.

Ai në këto komente i bëri në Beograd gjatë takimi që ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Komandanti i JFCNP, Admiral Munsch, u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd për të konfirmuar angazhimin e NATO-s për promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë dhe avancimin e partneritetit të gjatë të NATO-s me Serbinë.

Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njlofitmion e Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, të publikuar në ‘Facebook’./Gazeta10

Komento: