Murati: 2 mijë të punësuar në “Superpuna” për muajin mars, mbi 51 përqind janë vajza

14:54 | 06 May 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se për muajin mars, janë punësuar gati 2 mijë të rinj përmes platformës “Superpuna”.

Sipas Muratit, shumica e të punësuarve janë vajza.

“Për muajin mars, janë gati 2 mijë të punësuar e të validuar në #superpuna, për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni. Një fakt interesant e që na bën të krenohemi është edhe përbërja gjinore e të punësuarve – mbi 51% janë vajza 👩🔬. Pra përveç adresimit të problemit të punësimit të të rinjve në përgjithësi, superpuna po ndihmon edhe në rritjen e punësimit për vajzat e gratë në veçanti”, ka shkruar Murati.

Komento: