Murati – Abdixhikut: Pse nuk i votuat, kjo është tallje me qytetarët

16:26 | 25 Nëntor 2025
Murati – Abdixhikut: Pse nuk i votuat, kjo është tallje me qytetarët

Minsitri në detyrë i Financave Hekuran Murati i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili sot gjatë ditës ka thënë se natën kur është nominuar Glauk Konjufca, si kryetar i LDK-së ka shprehur gatishmëri te presidentja Osmani, që të gjitha këto të votohen në pako, e cila sipas tij do që të quhej si Pako e Presidentes.

Murati ka pyetur Abdixhikun pse nuk i kanë votuar këto.

“E pse nuk i votuat pra kur e kishit mundësinë? Deri dje keni thënë se seanca ka qenë anti-kushtetuese, prandaj s’keni marrë pjesë. Tash po del që paskeni pasë me i votu, por s’ju ka pëlqy mënyra e ftesës. Kjo është tallje me qytetarët.”, ka shkruar Murati në Facebook./21Media

Komento: