Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një konference për media, ka bërë të ditur se buxheti i ndarë për FSK-në do të jetë 123 milionë euro.
Ai u shpreh se kjo paraqet një rritje prej 20 për qind, krahasuar me buxhetin e vitit aktual.
“Buxheti për FSK-në, për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë 123 milionë euro, pra paraqet një rritje prej 20 për qind, krahasuar me buxhetin e vitit aktual”, u shpreh ai.