Murati e reklamon pakon për përballje me inflacion, e krahason me atë të Gjermanisë

17:43 | 04 September 2022

Dje nga Qeveria është prezantuar një pako ekonomike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar se pakoja për përballje me inflacion, të cilën e prezantuan të shtunën me kryeministrin Albin Kurti, përkthehet në rreth 2% të GDP-së.

Kjo pako, siç shkruan ministri, përkthehen në më shumë ndihmë për qytetarët nga sa mund të përkthehen masat e qeverisë gjermane për qytetarët e saj, raporton Gazeta Express.

“Bashkë me Kryeministrin Kurti dje prezantuam pakon e re të masave për përballje me inflacionin, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake”, shkroi Murati.

Ministri e ka krahasuar këtë pako me pakon që e ka prezantuar sot qeveria e Gjermanisë, në vlerën e 65 miliardë eurove.
“Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 1.8% të GDP”, ka shkruar ai.

“Ka edhe shumë masa tjera që kemi ndërmarrë për ta bërë më të lehtë përballjen me inflacionin, siç janë vendosja e çmimit tavan për naftën, subvencionimi i energjisë elektrike, mbështetja e bizneseve prodhuese në investime, rritja e subvencioneve në bujqësi e shumë masa tjera”, shkroi Murati.

Komento: