Murati i përgjigjet kritikave të opozitës: Vetëvendosje e ka shpëtu KEK-un

11:43 | 07 Prill 2022

Ministri Murati i përgjigjet kritikave të opozitës: Vetëvendosje e ka shpëtu KEK-un.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka quajtur manipulime akuzat për punësimin e militantëve dhe familjarëve në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Gjatë deklarimit në Kuvend, Murati tha se opozita kritikon për çështjet dhe problemet që vet i ka shkaktuar.

Ministri Murati poashtu ha se Lëvizja Vetëvendosje e ka shpëtuar KEK-un, dhe se më herët nuk kishte patur kurrë konkurs aty dhe në ndërmarrjet tjera publike.

“Sa për KEK-un, që po përmendet, nëse doni me e pa tamam rezultatin e punës tuaj, qeverisjeve tuaja të kaluara, shikojeni Telekomin”, i tha Murati opozitës.

“KEK-u ka shpëtu pikërisht sepse Lëvizja Vetëvendosje s’iu ka lënë me bë me KEK-un çka keni bë me Telekomin”, tha ai.

Sipas Muratit, opozita vazhdimisht po mundohen që konkursin e fundit në KEK, disi ta lidhin me Vetëvendosjen.

“S’ka të bëjë fare”, deklaroi ai.

“Po i pyes qytetarët tash, se ju e di që s’përgjigjeni drejt. A keni dëgju ndonjëherë në 20 vitet e kaluar që është shpallur konkurs në KEK, Telekom, Postë apo diku tjetër. Unë s’kam dëgju kurrë”, tha ai.

Ndërsa në një deklarim të bërë më herët, ministri Murati tha se mijëra të punësuar janë punësuar me lista.

“Është dërguar lista dhe janë punësuar njerëzit”, tha ministri, ndërsa kujtoi se ekziston procesi ankimor për konkursin në KEK.

Komento: