Murati i përgjigjet Tahirit për rrogën e 13-të: Është në vullnetin e punëdhënësve privat

13:05 | 10 Prill 2026
murati-i-pergjigjet-tahirit-per-rrogen-e-13-te:-eshte-ne-vullnetin-e-punedhenesve-privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është përgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, lidhur me pyetjen e tij në Kuvend për sektorin privat dhe mundësinë e përfitimit të pagës së 13-të.

Murati tha se paga e 13-të është dhënë në sektorin publik, pasi Qeveria është punëdhënëse në këtë sektor, ndërsa për sektorin privat kjo mbetet në vullnetin e vetë punëdhënësve.

“Ne e kemi dhënë në sektorin publik sepse jemi punëdhënës në këtë sektor. Pra, i takon punëdhënësit ta japë pagën e 13-të. Nëse konsideroni se edhe sektori privat duhet ta bëjë një gjë të tillë, atëherë mund të mandatohet me ligj, siç e kanë disa shtete evropiane”, tha mes tjerash ai./

Komento: