
Shtete e Bashkuara të Amerikës, kanë dhënë për Kosovën skener mobil, të cilët do të ndihmojnë në forcimin e kontrolleve doganore dhe rriten e sigurisë kufitare.
Dorëzimi u bë nëpërmjet një ceremonie në pikëkalfimin kufitar në Merdare, nga ku ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se kjo pajisje është tejet e nevojshme dhe e zgjidh problemin që është paraqit sa i përket sigurisë në pikat kufitare në hyre-daljet e mallrave.
“Një pajisje e tillë është tepër e nevojshme dhe zgjidh edhe problemin që është paraqit së fundmi sa i përket sigurisë në pikat kufitare, në hyrje daljen e mallrave sidomos në hyrje, dhe kjo po besoj do të përshpejtoj, do të jetësoj qarkullimin e mallrave dhe në të njëjtën kohë duke siguruar që ka integritet edhe procesi i verifikimit të mallrave dhe sigurisë së përgjithshme. Është mirë që jemi këtu. Faleminderit ë gjitha palëve”, tha ai.