Në komunikatën për media thuhet se Murati përgjatë takimit ka prezantuar nga indikatorët ekonomikë dhe progresin që ka arritur Kosova, siç thuhet, duke përmendur edhe nivelin e ulët të borxhit publik.
Tutje, në komunikatë thuhet se palët kanë vijuar diskutimet rreth projekteve dhe programeve aktuale.
“Nga ana e tij, Amaglobeli përgëzoi Kosovën për performancën e mirë makroekonomike, që reflektohet me rritje të ekonomisë përtej parashikimeve fillestare, dhe me shkallë inflacioni të ulët, e cila në shtator shënoi 0.4%”.
“Palët vijuan diskutimet rreth projekteve dhe programeve aktuale, siç janë: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF) me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe përmbushjen e rekomandimeve që derivojnë nga këto programe. Palët vijuan takimin duke diskutuar mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen”, thuhet tutje në komunikatë.