
Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar 100 eurot për studentët.
Murati, ka thënë se, komisioni ka dorëzuar listat për studentët, pas verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë.
‘’Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro’’, thotë Murati.