
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar deputetët e opozitës lidhur me pjesëmarrjen e tyre në seancën për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka ngritur pyetjen nëse deputetët e opozitës do të qëndrojnë në sallë gjatë votimit për Presidentin.
“A qëndrojnë deputetët e opozitës në sallë kur të votohet për President? Kjo është çështja”, ka shkruar Murati./Gazeta10