Murati thotë se është opozita ajo që po e shkel Kushtetutën: Pse me çdo kusht po duan ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje?

13:40 | 28 Prill 2026
murati-thote-se-eshte-opozita-ajo-qe-po-e-shkel-kushtetuten:-pse-me-cdo-kusht-po-duan-ta-dergoje-perseri-vendin-ne-zgjedhje?

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit.

“Kërkuan që një subjekt politik të mos i ketë të tri pozitat e larta shtetërore. Ua ofruam Kryetarin e Kuvendit, nuk e pranuan. Ua ofruam që t’i sjellin 3 propozime konsensuale, nuk e sollën asnjë emër”, ka thënë Murati.

Sipas tij, VV propozoi  Feride Rushitin, të cuilën e quan një profesioniste e shquar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila do t’i bënte nder vendit si Presidente, dhe opozita përsëri nuk merr pjesë.

“Pse me çdo kusht opozita po dëshiron ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje?”, ka shkruar ai.

Komento: