Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor ka miratuar aplikimet e Kosovës për grante investive në vlerë prej 55 milionë eurosh për dy projekte energjetike.
Murati tregoi se bëhet fjalë për projektin e Ngrohjes Qendrore Solare dhe atë për Parkun Solar të KEK-ut.
Ai tha se marrëveshjet financiare do të nënshkruhen në ditët në vijim “për t’i hapur rrugë fillimit të zbatimit të këtyre dy projekteve”.
Postimi i plotë:
Edhe një lajm i jashtëzakonshëm të cilin e pranuam sot!
Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka miratuar aplikimet tona për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë euro total, për dy projekte energjetike – atë të Ngrohjes Qendrore Solare, dhe atë për Parkun Solar të KEK.
Edhe marrëveshjet financiare do t’i nënshkruajmë në ditët në vijim, dhe kështu i hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme.