Murati udhëton për në SHBA, merr pjesë në takimet vjetore të BB-së dhe FMN-së

11:38 | 22 October 2024
murati-udheton-per-ne-shba,-merr-pjese-ne-takimet-vjetore-te-bb-se-dhe-fmn-se

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat mbahen në Washington DC.

Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të shteteve nga e mbarë bota.

“Gjatë qëndrimit në Washington DC, Ministri Murati pritet të takojë përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Komento: