Muric tashmë është bërë me skuadër të re.
Arijanet Muric është pranë transferimit në futbollin spanjoll.
Arijanet Muric mund ta vazhdojë karrierën në futbollin spanjoll.
E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se portieri titullar i Kosovës është shumë pranë transferimit te skuadra e Girona në ligën e dytë spanjolle.
Muric, anëtar i Manchester Cityt shihet si përforcim i ardhshëm i Gironas gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Në aventurën e tij të fundit si huazim në Nottingham Forest, ai nuk ka qenë titullar dhe zhvilloi gjithsejtë 5 paraqitje në Championship.