Arijanet Muriç sezonin e ardhshëm në Premierligë.
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric ka arritur një sukses të madh me ekipin e tij në Angli, Burnley.
Fitorja e fundit ndaj Middlesbrough, ia ka siguruar vendin kësaj skuadre në ligën me të fortë të futbollit në botë.
Muric kaloi një sezon fantastik me skuadrën e Burnley dhe nëse vazhdon këtë formë mund ta shohim duke mbrojtur në Premierligën angleze.
Gjatë sezonit në Championship, 24-vjeçari ka arritur ta mbajë portën e pa prekur në 16 ndeshje dhe skuadra Burnley-t e ka pasur mbrojtjen më të mirë në këtë garë.
Kujtojmë se gardiani i Kosovës, ka qenë pjesë e disa skuadrave ndër to, Manchester City, Girona, Breda, Wiillem e Adana Demirspor.