Muriçi zbarkon në Kosovë, e papritura i ndodh në rrugë

18:46 | 11 Qershor 2019

Kosova mbrëmë mposhti Bullgarinë me rezultat 3-2.

Aro Muriç shfaqi përsëri siguri në portën e Kosovës në fitoren 3:2 ndaj Bullgarisë. Portieri i “Dardanëve” ka ardhur në vendin e prindërve të tij, ku do t’i kalojë disa ditë pushimi, ndërsa e ka publikuar një video ku delet ia “bllokojnë” përkohësisht rrugën veturës në të cilën gjendej ai.

Aro Muriç e mbylli një sezon të suksesshëm duke u shpallur kampion i Anglisë me Manchester Cityn, edhe pse nuk pati minutazh në portë, ndërsa shfaqi siguri edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën pati rezultate pozitive deri tash në eliminatoret e Evropianit 2020, shkruan Gazeta Express.

Portieri shtatgjatë tash po e shijon pushimin dhe ka postuar disa video teksa po shkonte në Pejë, ndërkohë që po i shijon edhe bukuritë e Rugovës.

Dhe, në njërën prej videove, shihet një kope delesh, e cila ia “bllokon” përkohësisht rrugën veturës në të cilën gjendej portieri shqiptar nga Mali i Zi, i cili ka prejardhje nga Peja.

Komento: