Muriq flet para dy ndeshjeve të ardhshme të dardanëve

21:05 | 03 June 2019

Vedat Muriqi është shprehur optimist për dy sfidave të ardhshmë që i presin.

Kosova do të luajë kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në dy testet e radhës në rrugën e saj për Europianin 2020.

Para këtyre dy ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese, sulmuesi Muriqi është shprehur optimist dhe ka potencuar se skuadra udhëton në dy takimet për fitore.

“Shumëkush mendon se në këto dy ndeshje na mjafton të marrim edhe barazim, por ne megjithatë shkojmë në këto dy udhëtime për t’i marrë pikët e plota, pasi në grup kemi dy rivalë shumë të fortë si Anglia e Çekia” ka thënë fillimisht Muriqi pas seancës së sotshme stërvitore.

“E kemi një ekip shumë të mirë me futbollistë cilësor, prandaj shpresoj se do t’i arrijmë të marrim pikët e plota”, ka thënë ndër të tjerash gjiganti i sulmit të dardanëve.

Muriqi ka kaluar në një formë të jashtëzakonshme këtë edicion me skuadrën e tij Rizespor, formë e cila shpresojmë ta ndjek edhe në nivel të kombëtareve.

Komento: