Muriqi thotë se do të Largohet nga Fenerbahce kur ta fitojë titullin e kampionit në Turqi.
Këto janë fjalë të vet ish-yllit të Lirisë së Prizrenit, i cili ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e klubit turk, derisa ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve në Evropë.
Tottenhami, Lazio e West Bromëich Albioni janë vetëm disa prej skuadrave të interesuara për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës.
Ka zëra se atë e duan edhe në Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 (Francë).
Sido që të jetë, Muriqi duket se do të largohet vetëm pasi ta ngritë trofeun me Fenerin.
“Nuk dua të largohem nga Fenerbahce pa e fituar titullin e kampionit”, ka deklaruarMuriqi për “Sporx”.
26 vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asiste për Fenerbahcen në të gjitha garat këtë edicion.