Muriqi arrin marrëveshje me gjigantit evropian

10:25 | 12 Prill 2019

Duket se Vedat Muriqi po kalon tek Fenerbahce.

Vedat Muriqi, në fund të këtij sezoni do të bëjë një hap të madh në karrierën e tij.

Gazeta turke Hurriyet, shkruan se Muriqi dhe skuadra e Rizespor kanë arritur marrëveshje në parim me Fenerbahcen, për transferimin e 24 vjeçarit në ‘Sukru Saracoglu Stadium’.

Sipas gazetës, kartoni i Muriqit do t’i kushtojë Fenerbahces rreth tre milionë euro.

Muriqi është në mesin e sulmuesve më të mirë në Turqi këtë sezon, ku ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar shtatë herë.

Kujtojmë se 24 vjeçari ka filluar karrierën në Kosovë, te Liria e Prizrenit.

Komento: