
Vedat Muriqi arrinë në Kosovë, pinë çaj rusi midis Prizrenit.
Sulmuesi më i mirë i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pas një kohë të gjatë pritet të jetë gati për ‘Dardanët’ për ndeshjet e muajit nëntor.
Muriqi ka arritur tashmë në Kosovë dhe janë siguruar fotografi të tij duke pirë çaj rusi në qytetin e Prizrenit.

Në fotografi, Muriqi shihet i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij.
Sulmuesi i Lazios pritet që nesër të grumbullohet me kombëtaren në bregdetin e Durrësit.
Kosova me 11 nëntor luan miqësore me Shqipërinë në ‘Elbasan Arena’, me pas udhëton në Lubjanë për tu takuar me Slloveninë me 15 nëntor, ndërsa me 18 nëntor e pret në ‘Fadil Vokrri’ Moldavinë, sfida këto që i takojnë Ligës së Kombeve.