Muriqi hyri në lojë dhe ia siguroi fitoren Fenerbahçes.
Vedat Muriqi e ka gjetur rrjetën në fitoren e Fenerbahçes kundër Kayserispor.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u la në stol për ndeshjen e parë pas pandemisë.
Megjithatë, ai u inkuadrua në lojë në minutën e 63’, kur vendasit po humbisni 0-1.
Pas disa minutave të mirë në fushë, në atë të 87’, vendasit fitojnë penallti dhe Muriqi e konkretizon atë në gol.
Një minutë më vonë, Luiz Gustavo shënoi për 2-1, duke rrëmbyer kështu tri pikë të arta në këtë takim.