“Muriqi është Diego Costa i ri”

15:56 | 17 May 2020

Mourinho ka gjetur Diego Costan e ri te Muriqi.

Trajneri portugez i Tottenhamit, Jose Mourinho, me Vedat Muriqin ka gjetur tashmë një Diego Costa të ri, shkruan “Football London”.

Nuk është sekret që Mourinho po kërkon një qendërsulmues të ri te Tottenhami, jo vetëm për t’i ofruar mbështetje Harry Kanet, por edhe për të bërë një sfidë të fortë për një vend titullari.

Disa emra janë përmendur, por transferimi më i mundshëm duket ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, i Fenerbahçes.

Muriqi 26-vjeçar po kërkohet edhe nga klube tjera, si Leicester City, Manchester Unitedi e Napoli.

Është e lehtë të kuptohet arsyeja pse Mourinho po insiston për transferimin e tij. Mourinho pëlqen prezencën fizike të qendërsulmuesit, që është i fortë në mbajtje të topit për të sjellë tjerët rreth vetes në lojë. Një sulmues ideal për Mourinhon.

“Mund të krijohen paralele mes Muriqit dhe Diego Costas së Atletico Madridit. Mourinho kishte nxjerrë më të mirën nga Costa në periudhën e tij të dytë te Chelsea. Sulmuesi i Fenerbahçes mund të mos jetë aq gjaknxehtë, por edhe ai nuk shmanget nga një betejë. Ai është një tmerr për mbrojtësit kundërshtarë. Muriqi ka inteligjencën të madhe për lojën, një gjë që pëlqen Mourinho te një lojtar. Po ashtu ai mund të luajë edhe në krah, pos që luan në qendër. Në këtë aspekt, ka ngjashmëri me Mario Manxhukiqin. Kjo do t’i mundësonte Mourinhos ta aktivizonte Muriqin përkrah Kanet, e jo në vend të ikonës së Tottenhamit”, ka shkruar “Football London”.

Komento: