
Në javën e 29-të të La Liga, Mallorca u mposht 2-1 në udhëtin ndaj Elches.
Te Mallorca, Vedat Muriqi humbi një penallti në minutën 90+2 të ndeshjes.
Sulmuesi kosovar foli pas ndeshjes për penalltinë e humbur: “Humba një penallti. Këto gjëra ndodhin, por bëhet fjalë për jetën tonë! Një lojtar si unë duhej të shënonte. Pavarësisht se e humba, do të vazhdoj të godas penalltitë. Jam i sigurt se do t’i jap shumë gëzim ekipit dhe tifozëve.”
31-vjeçari në fund u kërkoi falje tifozëve duke thënë: “Më vjen keq për ta.”
Këtë sezon në Spanjë, Muriqi ka zhvilluar 27 ndeshje, duke realizuar 18 gola dhe 1 asist.