Vedat Muriqi është heroi i Mallorcas në përballjen ndaj Real Valladolidit që përfundoi 3-3 në kuadër të javës së 28-të në La Liga.
Të parë që kaluan në epërsi ishin vendasit, duke shënuar nëpërmjet Perez në minutën e 33-të,me një asistim të Perez.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.
Në 45 minutat e dytë, Mallorca kishte start më të mirë, pasi Vedat Muriqi u asistua prej Maffeos në minutën e 53-të,për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Mallorca vazhdoi me paraqitje të mirë, duke e përmbysur rezultatin në 2-1me golin e Morlanes (58′).
Por, Valladolidi më pas nuk u dorëzua, duke barazuar shifrat në 2-2 me anë të Amallah që realizoi në minutën e 68-të me një asistim të Larin.
Valladolid ia doli ta rikthente edhe epërsinë, kur shënuan për 3-2 përmes Monchu (86′), me asistim të Kenedy.
Kur vendasit menduan se kishin fituar tri pikë, Muriqi doli edhe një herë në skenë – duke shënuar nga penalltia për 3-3 në minutën e 90+4.
Me këtë pikë të fituar falë reprezentuesit të Kosovës, Mallorca gjendet në vendin e 12-të me 34pikë,ndërsa Muriqi ka deri më tani 12 gola dhe dy asistime.