Muriqi i bindur për fitore, ka këtë porosi për kundërshtarin para ndeshjes

18:54 | 06 June 2019

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Podgoricë ku neser do të zhvillojnë ndeshjen me Malin e Zi.

Qendërsulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka folur në konferencën për shtyp në Podgoricë, një ditë para ndeshjes me Malin e Zi.

‘Dardanët’ luajnë nesër ndeshjen e dytë në kuadër të grupit A për kualifikime e EURO 2020, teksa përballë do kenë një skuadër jo të lehtë si Mali i Zi.
Sulmuesi në formë, Muriqi ka deklaruar se posedojnë respekt të plotë për kundërshtarin, por Kosova do tentojë të fitojë tre pikët.

“Jemi një grup i bashkuar dhe kemi besim në arritjet tona. Ne e respektojmë kundërshtarin por ne do të japim maksimumin dhe jemi këtu për të fituar”, ka thënë Muriqi, përcjell Express.

Muriqi po ashtu ka thënë se ai do të dëshironte që të luante ndeshjen me tifozë.

“Jemi shumë optimistë’.

Ai po ashtu ka folur për mungesat e Kosovës dhe Malit të Zi.

“Edhe ne kemi shumë mungesa nga ndeshjet e kaluara. Shumë respekt për Savic, pa marrë parasysh që ai mungon është bashkëqytetari i vet që do të zëvendësojë, por ne do të japin 100 për qind në këtë ndeshje për të fituar”.

Komento: