Muriqi i dëshpëruar pas ndeshjes: Më dhimbset ekipi dhe i gjithë shteti

23:42 | 31 Mars 2026

Kapiteni Vedat Muriqi nuk ka arritur t’i gjejë fjalët pas humbjes nga Turqia.

Ai është shprehur shumë i dëshpëruar pas ndeshjes, megjithatë u shpreh optimist për të ardhmen e Kosovës.

“Nuk e di, është shumë e vështirë, kemi luftuar prej ditës së parë. Më kujtohet humbja kundër Zvicrës kur menduam se nuk ka kthim por ia nisëm me fitore erdhëm deri këtu. Thash edhe brenda se jam shumë krenar me futbollistët, jam shumë krenar me veten, fati nuk e deshti. Unë nuk e di a jam më, por lojtarët e rinjë kanë shumë potencial dhe futbollistët e ri kanë karrierën përpara. Jemi munduar dhe kemi pasur shumë raste, nuk po e di dhe nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi dhe i gjithë shtetit…. E gjithë kjo përkrahje”, ka thënë Muriqi.

Muriqi ishte kapiten i kombëtares në këtë ndeshje, por edhe në të kaluarën, kur fituan ndaj Sllovakisë.

Vedati është top-golashënues i kombëtares së Kosovës, me 32 gola.

Komento: