Muriqi jep një mesazh të fortë para ndeshjes së Kosovës

16:35 | 03 September 2020

Sot Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Moldavisë në Ligën e Kombeve.

Edicioni i dytë nis sot (e enjte), teksa Moldavia dhe Kosova me fillim nga ora 20:45 takohet në Parma, në kuadër të Ligës C.

‘Dardanët’ do të jenë pa Vedat Muriqin në këtë ballafaqim. Muriqi do të mungojë në duelin e sotëm të Kosovës për shkak të një lëndimi të vogël që e ka pësuar në stërvitje me Fenerbahce.

Muriqi ka motivuar shokët para ndeshjes, ku shkruan:

“Forca Kosovë, besa-besë”, shkruan ai në Twitter.

Komento: