Lazio përfshin Muriqin në skuadrën për Ligën e Kampionëve.
Lazio ka emëruar skuadrën e tyre për Ligën e kampionëve ku ka përfshirë Vedat Muriqin, Wesley Hoedt dhe Andreas Pereira.
Shqiponjat e Romës janë në grup me Borussia Dortmund, Club Brugge dhe Zenit St Petersburg.
Sezoni fillon më 20 tetor në Olimpico të Romës ku Lazio do të përballet kundër Borussia Dortmund.
Blerjet e reja të bëra këtë verë si: Muriqi, Hoedt, Pereira, Mohamed Fares, Pepe Reina, Jean-Daniel Akpa Akpro dhe Gonzalo Escalante, të gjithë janë në liste.
Senad Lulic dhe Denis Vavro nuk janë përfshirë në listë, por Stefan Radu për çudi nuk është në listën për ndeshje të Serie A.
Skuadra e Lazio për Ligën e Kampionëve: Acerbi, Akpa Akpro, Anderson, Caicedo, Cataldi, Correa, Escalante, Fares, Immobile, Hoedt, Lazzari, Leiva, Luis Alberto, Luiz Felipe, Marusic, Milinkovic-Savic, Muriqi, Parolo, Patric, Pereira, Radu, Reina, Strakosha