Muriqi po kalon një kohë krize në Serie A, tifozët e Lazios e bëjnë një veprim të madh për të

21:38 | 05 Dhjetor 2021

Tifozët nisin të përkrahin Muriqin, bërtasin emrin e kosovarit gjatë ndeshjes kundër Sampdorias

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi zhvilloi 50 minuta kundër Sampdorias.

Muriqi u inkuadrua në fushë në minutën e 46-të dhe provoi të shënonte ndaj Sampdorias, por assesi nuk ia doli.

Tifozët tashmë kanë nisur të përkrahin kosovarin, ngase gjatë takimi, filluan të bërtasin “Hajde Muriqi, na dhuro një gol”.

Ndërkohë, tani mbetet të shihet nëse Sarri do vazhdojë t’i jap minutazhë qendërsulmuesit të Kosovës.

Komento: