Tri skuadrat e mëdha kanë bërë oferta zyrtare për Muriqin.
Vedat Muriqi do të largohet nga ekipi i Fenerbahces në këtë merkato verore.
Gazetar i njohur, Arlind Sadiku përmes burimeve të tij ka mësuar se tri ekipe kanë dërguar oferta zyrtare në drejtim të tij: WBA, Roma dhe Lazio.
Muriqi ka pasur një sezon të mirë në anën individuale por skuadra e tij nuk ka kaluar një sezon të mirë.
Përveç këtyre skuadrave që kanë dërguar oferta, interesim për të ka shprehur interesim edhe Tottenham.